Dalin pamje të reja nga sulmi iranian në aeroportin e Dubait, pezullohen përkohësisht fluturimet

2 Mars 2026, 10:00 / BOTA ALFA PRESS

Dalin pamje të reja nga sulmi iranian në aeroportin e Dubait,

Një video e re ka kapur momentin e shpërthimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait mbrëmjen e së shtunës.

Pamjet tregojnë pasagjerë dhe punonjës që vrapojnë në panik drejt daljeve emergjente.

Dëgjohen shpërthime dhe aktivizohen alarmet e sigurisë.

Sulmi dyshohet se është pjesë e hakmarrjes së Iran pas përshkallëzimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael.

Autoritetet evakuuan menjëherë një pjesë të aeroportit, të gjitha fluturimet u pezulluan përkohësisht.

Forcat e sigurisë u vendosën në gatishmëri të lartë, situata po monitorohet nga afër nga autoritetet vendore.

Dubai mbetet një nga qendrat kryesore të tregtisë dhe turizmit në rajon.



Po ndodh...

ide