Samiti dy ditor në Ankara, publikohet foto familjare e krerëve të shteteve anëtare të NATO-s
Këtë të martë në mbrëmje, u publikua edhe foto familjare e krerëve të shteteve anëtare të Aleancës, (NATO), ku merrte pjesë edhe kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëshortja.
Në fillim të Samitit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, prezantoi të dhënat më të fundit mbi shpenzimet për mbrojtjen nga vendet anëtare të aleancës.
Në kuadër të samitit zhvillohet edhe një takim dypalësh mes Donald Trump dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Presidenti amerikan deklaroi se: “Turqia ka qenë besnike. Do të shqyrtojmë mundësinë për t’i shitur avionët F-35.”
Trump kritikoi gjithashtu aleatët evropianë, duke thënë: “NATO më ka zhgënjyer. Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia na kanë kthyer shpinën.”
Samiti do të nisë zyrtarisht në mbrëmje me darkën zyrtare të liderëve.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128