“Nesër më shumë”, revolta e 38 kundër Ramës, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi
7 July 2026, 22:07 / POLITIKË
Protestuesit kanë nisur marshimin nga Kryeministria në rrugët e kryeqytetit. Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk është në shitje”, janë këto thirrjet e qytetarëve.
Me thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë, “Arresto Ballukun!”, dhe duke kërkuar rrëzimin e asaj që e cilësojnë si “klikë qeveritare”, protestuesit janë vënë në lëvizje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të sistemit politik.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Nga Red Varaku
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Nga Lutfi Dervishi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128