Reforma Territoriale, deputeti i PS: Nëse nuk arrihet konsensus, do e çojmë përpara
Erion Malaj, deputet i Partisë Socialiste, deklaroi se mazhoranca do e çojë përpara Reformën Territoriale, edhe nëse nuk arrihet konsensusi me opozitën.
“Mendoj që konsensusi do të ishte rruga e duhur dhe më e mira. Ne si forcë politike duhet ta çojmë përpara këtë reformë, por patjetër që duhet shfrytëzuar në çdo cep mundësia e të pasurit konsensus. Bëhet fjalë për një reformë që bëhet nga njerëz politikë dhe që në fund shikojnë interesat e partisë së tyre. Në rastin konkret, unë mendoj që kur arritëm te numri i bashkive, për arsye politike nuk po gjehet ky konsensus. Është e nevojshme kjo si reformë, ashtu siç është edhe Reforma Zgjedhore. Të vetmin rast ku kam parë konsensus ka qenë dita e rezolutës së përbashkët në Parlament. Prej atij momenti kemi patur ulje-ngritje në bashkëbisedimin politik me opozitën”, tha Malaj në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Mendoj që nëse nuk arrihet ai konsensus, për të cilin duhen pyetur përfaqësuesit e opozitës pse nuk po arrihet, ne kemi detyrimin si mazhorancë që ta çojmë përpara reformën”, shtoi deputeti socialist. (A2 Televizion)
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Dumbabistët e rinj
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128