Italia synon goditjen e madhe/ Federata gati të bëjë përjashtime për të sjellë Pep Guardiolën në stolin e kombëtares

Italia ka nisur lëvizjet për një nga emërimet më të bujshme në historinë e kombëtares, duke synuar Pep Guardiolën si trajnerin e ardhshëm.
Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar se po zhvillon bisedime për të bindur trajnerin spanjoll që të marrë drejtimin e “Azzurrëve”, pas largimit të Gennaro Gattusos.
Guardiola, i cili pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit 2025/26, është një nga trajnerët më të suksesshëm të brezit modern dhe mund të provojë për herë të parë një aventurë në drejtimin e një kombëtareje.
Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malago, ka bërë të ditur se federata është e gatshme të thyejë disa rregulla financiare për të realizuar marrëveshjen me spanjollin.
“Janë bërë përjashtime financiare që mund të lidhen me emrin që po përmendet këto ditë: Pep Guardiola”, deklaroi Malago, duke shtuar se kjo nuk garanton domosdoshmërisht arritjen e marrëveshjes.
Interesimi për Guardiolën është shtuar pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi, çka solli ndërprerjen e bashkëpunimit me Gattuson.
Sipas mediave italiane, drejtori teknik i FIGC-së, Paolo Maldini, së bashku me Leonardo, kanë zhvilluar takime me Guardiolën në Barcelonë.
Spanjolli ka edhe një lidhje të veçantë me Italinë, pasi gjatë karrierës si futbollist ka luajtur për Brescian dhe Romën, ndërsa flet rrjedhshëm gjuhën italiane.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Dumbabistët e rinj
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128