Mish pule me kritharaqe dhe limon

19 Gusht 2024, 07:19 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Mish pule me kritharaqe dhe limon

Gatimet me mish pule nuk zhgënjejnë asnjëherë, jo vetëm për nga shpejtësia në gatim, por edhe për shijet dhe vlerat e larmishme për shëndetin.

Në këtë artikull të Alfapress.al do të mësoni recetën e lehtë të mishit të pulës me limon dhe fidhe.

Kjo recetë përgatitet shpejt dhe mbi të gjitha ofron një vakt të plotë e përmbushës sa i përket vlerave ushqimore.

Përbërësit:

Çerek filxhani miell shumë-përdorimësh

1 lugë çaji hudhër pluhur

500 gramë fileto pule

Treçerek lugë çaji kripë

Gjysmë luge çaji piper të zi

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 filxhan çaji lëng të mishit të pulës pa kripë

1-2 filxhanë çaji fidhe

2 filxhanë çaji spinaq të freskët

1 filxhan çaji domate qershizë të ndara në gjysma

3 - lugë gjelle lëng limoni

2 lugë gjelle borziolok të freskët

Përgatitja:

Në një enë të thellë përzieni miellin dhe hudhrën pluhur.

Mishin e pulës ndajeni në copa të vogla ose mesatare dhe më pas goditini me rrahësin e mishit.

Spërkatini me gjysmë luge çaji kripë dhe piperin e zi.

Më pas, secilën prej copave të mishit lyejini me miellin me hudhër  dhe vendosni tiganin e thellë në zjarr.

Kaurdisini copat e mishit të pulës për 3-4 minuta në secilën anë, deri sa sipërfaqja e mishit të marrë një ngjyrë kafeje të çelët me nuancë të artë.

Lërini copat e tiganisura të mishit të pulës mënjanë, në një enë të mbuluar mirë ku mund të qëndrojnë ngrohtë.

Në të njëjtin tigan të thellë, hidhni lëngun e pulës dhe kur ai të marrë valë, hidhni fidhet dhe ziejini për 8-10 minuta.

Shtoni spinaqin, domatet, lëngun e limonit, borzilokun dhe kripën e mbetur, përziejini dhe hiqeni tiganin nga zjarri.

Shtoni mishin e pulës dhe përziejini mirë dhe më pas servireni këtë pjatë duke e shoqëruar me sallatë jeshile për një vakt të shëndetshëm e shumëngjyrësh./Alfapress.al

Po ndodh...