Qytetarët ‘veshin’ kryeministrin me fustan rozë: 4 mln euro i duam për Onkologjikun, jo për dëngla
Pankartat me mesazhe kundër qeverisë kanë shoqëruar edhe protestën e 39-të para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë vijuar të përcjellin kritika dhe ironi ndaj kryeministrit Edi Rama.
Një prej pankartave të shfaqura në tubim lidhej me financimin prej 400 milionë lekësh për koncertin e Kanye West, ku shkruhej: “4 mlm € i duam për Onkologjikun, jo për dëngla”.
Qytetarët kanë ironizuar gjithashtu me një foto të kryeministrit Rama nga samiti i NATO në Ankara, të cilën e kanë montuar duke e paraqitur me një fustan rozë. Në fotomontazh shfaqet edhe kreu i Aleancës, Mark Rutte, duke i treguar me gisht veshjen presidentit amerikan Donald Trump.
Në pankarta të tjera qytetarët kishin shkruar mesazhe si: “Propagandë. Justifikime. Arritje. Asnjëra nuk do ta fshijë përgjegjësinë”, si dhe “Kanye West merr 4 milionë euro, prindërit e mi me 2 punë, shteti nuk paguan operacionet”.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



