Zgjedhjet në Tiranë/ Rama: Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve

24 Shtator 2025, 18:44 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama: Patronazhistët mezi po presin që

Kryeministri Edi Rama, ka mobilizuar strukturat e partisë për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, ku ka kërkuar që të gjithë të jenë gati dhe të mbajnë përgjegjësi për zonat të cilave u përkasin.

Rama po ashtu ka paralajmëruar se patronazhistët janë gati të “hakmerren” për të gjithë përqeshjet e iniciuara nga opozita, duke i dhënë socialistëve fitoren ditën e zgjedhjeve.

“Nuk kam asnjë dyshim që patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës me një reagim të duhur, i cili do të pasqyrohet në rezultatin e ditës së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranë”, tha ai.

Sa i përket zgjedhjeve në bashkitë e tjera, Rama u shpreh i bindur se atje goditja e patronazhistëve do jetë edhe më dëshpëruese.

“Po flas për Tiranën, se pastaj për Matin, apo për Vlorën, Beratin, e te tjera, besoj që goditja e patronazhistëve atje do të jetë edhe më dëshpëruese se sa ajo e Tiranës”, ndërsa shtoi se PS është në garë për të fituar gjithmonë.

Rama: Deputetët do të mobilizohen që të përfshihen drejtpërdrejt duke marrë pjesën e tyre të përgjegjësisë mbi shpatulla sipas territoreve, zonave, njohjeve që kanë.

Duke mos pasur asnjë dyshim për këtë, nuk kam asnjë dyshim që patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës me një reagim të duhur, i cili do të pasqyrohet në rezultatin e ditës së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranë kur ato të mbahen sipas procedurave, se nuk e vendosim ne ditën e zgjedhjeve.

Po flas për Tiranën, se pastaj për Matin, apo për Vlorën, Beratin, e te tjera, besoj që goditja e patronazhistëve atje do të jetë edhe më dëshpëruese se sa ajo e Tiranës.

Sidoqoftë, prapëseprapë, do të zhvillohet një garë që do të zhvillohet kudo, sepse në fund të fundit, se ne për këtë jemi këtu, të fitojmë çdo garë që na del përpara me qetësinë më të madhe dhe bindjen se pavarësisht se ne jemi fitimtarë, jemi sepse vazhdojmë të zgjohemi më herët dhe të flemë më vonë se sa humbësit.

 

Po ndodh...