Zgjedhjet në Tiranë/ Celibashi: Nuk e di se kur do mbahen

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, deklaroi sot se është ende herët për të bërë një vlerësim apo koment mbi shpenzimet e deklaruara nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore.
Celibashi bëri të ditur se KQZ do të kryejë një analizë dhe auditim të plotë për të verifikuar mënyrën se si janë shpenzuar fondet e përdorura në fushatë, si edhe burimet e financimit të partive politike.
Në lidhje me zgjedhjet e pezulluara në kryeqytet, ai theksoi se ende nuk është përcaktuar një datë për zhvillimin e tyre.
“Është ende herët për të komentuar se sa e si kanë shpenzuar partitë politike në fushatë.
Duhet analizë, ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë se si janë shpenzuar këto para dhe për më tepër edhe financimin e partive politike.
Nuk e di, askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë.
Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”, u shpreh kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

