Detajet e paktit PS-PD për votimin e rezolutës së anëtarësimit në BE, telefonata Balla- Bardhi në mesnatë, 4 negociatorët

Në momentin kur dukej një diferencë e thellë qëndrimesh mes maxhorancës dhe opozitës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në Parlament doli tym i bardhë papritmas.
Janë të pakta rastet kur në Parlamentin e Shqipërisë arrihet konsensus mes PS dhe PD për dokumente të përbashkëta, siç ndodhi paraditen e kësaj të enjteje me rezolutën për integrimin.
Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim për avancimin e integrimit.
“Të nxisë dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës për të siguruar konsensus kombëtar mbi prioritetet europiane. Mazhoranca angazhohet të sigurojë kushtet për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, u shpreh Igli Hasani.
Ndërsa Albana Vokshi u shpreh: “Ky variant, kjo rezolutë është mbi 90% kontribut i opozitës, ja ç’do të thotë kur opozita nuk përjashtohet, kur opozita nuk refuzohet, kur opozita lejohet që të marrë pjesë në procese”.
Por si u arrit kjo dakordësi në kulmin e debateve, kur opozita në javët e fundit ka folur për bllokim të integrimit dhe moskalimin e provimit IBAR, ndërsa maxhoranca ka deklaruar se është vazhdim normal i negociatave me BE?
Gjatë 48 orëve të fundit, Top Channel mëson se dy protagonistët e dakordësisë janë Taulant Balla dhe Gazment Bardhi.
Mes tyre ka pasur një telefonatë, nga ku Balla është shprehur i gatshëm për të parë propozimet e opozitës, duke ngritur një grup pune në Komisionin e Punëve të Jashtme me Ilda Zhulalin, këshilltare e grupit të PD-së, dhe Edmond Haxhinaston nga opozita, si edhe Erion Malajn me Romina Kukon nga maxhoranca.
Mësohet se propozimet e opozitës kanë pësuar ndryshime në formulim, duke arritur në një produkt final që i ka shkuar për votim Parlamentit dhe pritet të miratohet në orët e mëvonshme.
Draft-rezoluta ka marrë edhe bekimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës, një zë kritik konstant për mënyrën se si qeveria po vepron me integrimin europian./Tch
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128