Kreu i degës së LVV-së në Skënderaj ngre akuza ndaj kryetarit të komunës: Jam sulmuar nga banda e tij, më morën telefonin

14 Maj 2026, 13:47 / KOSOVA ALFA PRESS

Kreu i degës së LVV-së në Skënderaj ngre akuza ndaj

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani ka thënë se është sulmuar nga kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Te dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë.

Lus policinë të mbrojë familjen time dhe ftoj familjarët për përmbajtje”, njoftoi Mehani përmes rrjeteve sociale.

Policia akoma nuk ka dhënë detaje për rastin.

Mehani së fundmi ishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit të financave.

Ndërkohë, LVV ka postuar:

Sot, në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, është sulmuar brutalisht nga Kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, kandidati për deputet dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani. Ky sulm fizik ndodhi në kohën kur z. Mehani ishte duke pirë kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të LVV-së.

Fillimisht, Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Pas përpjekjes së Sekretari të Qendrës, Bahri Zabeli për të parandaluar përshkallëzimin është sulmuar dhunshëm nga shoqëruesit e Sami Lushtakut edhe ai duke pësuar goditje të rënda. Hysni Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor.

Ky sulm fizik bandistesk tregon qartë për se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje të institucione publike qendrore e lokale. Kërkojmë nga organet kompetente të trajtojnë rastin me urgjencë dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve.

Po ashtu, kërkojmë nga Partia Demokratike e Kosovës dënimin e këtij akti.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër këtë sulm fizik, por njëkohësisht u tregon gjithë këtyre se nuk mund ta trembin as ta frikësojnë asnjë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! 

Po ndodh...

ide