“Sillni Ramën në Parlament”/ Bardhi-Peleshit: Kryeministri karton ka ardhur vetëm 2 herë në Kuvend, për të mbrojtur Ballukun dhe për Taulantin!

14 Maj 2026, 11:16 / POLITIKË ALFA PRESS

“Sillni Ramën në Parlament”/ Bardhi-Peleshit: Kryeministri

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi praninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend për të dhënë llogari mbi pyetjet dhe kërkesën e opozitës për interpelancë dhe problematikat e evidentuara në Shqipëri.

Bardhi i kërkoi edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi që të thërriste në seancë kryeministrin Edi Rama.

Deputeti vuri në dukje mungesat e shpeshta të kryeministrit në Parlament, duke theksuar se ka ardhur vetëm dy herë, “kur votoi pro Ballukut, kundër heqjes së imunitetit të saj dhe kur duheshin votat për projektligjin për shtetësinë”.

Ai e cilësoi Ramën si “karton”, teksa nënvizoi qëndrimet e ndryshme që ka mbajtur gjatë një muaji për integrimin.

“Brenda një muaji ka dhënë 7 qëndrime të ndryshme, ndaj zoti kryetar duhet të vijë këtu të japë llogari. Duhet të ishte kryeministri në Kuvend që të raportonte për raportin. Ne kemi dhe një ministër në këtë vend, që duhet të japë llogari. Është kryeministër karton. Ka ardhur vetëm kur do votonte për Belinda Ballukun. Erdhi dhe kur i duheshin Taulantit votat për shtetësinë”, tha Bardhi.

Më tej shtoi se kryeministri mungon shpesh në Kuvend dhe kjo ka rënë në sy, teksa e ka lëshuar përgjegjësinë me korespondencë.

“Përgjegjësia nuk jepet me korrespondencë. Ne nuk kemi prezent kryeministrin në seancë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që kryeministri të vijë në Kuvend! Që nga nisja e seancave ka ardhur vetëm 2 herë”.

“Duhet ta thërrisni dhe të vijë të japë llogari, bashkë me Kryenegociatoren. Si ka mundësi vjen në Komision por nuk vjen në seancë ministrja e Shtetit vetë për këtë çështje”.

Seancë Plenare, rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.5.2026.
Njoftime.
Mocion me debat për problematikat e konstatuara nga raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri dhe gjetjet e progresraportit të Komisionit Evropian.
Projektrezolutë “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.
Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.
Interpelancë me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.
Interpelancë me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
Interpelancë me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
Interpelancë me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
11.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Po ndodh...

ide