Vizita e presidentin amerikan në Pekin, asnjë grua në takimin mes Trump dhe Xi Jinping

Një detaj që tërhoqi vëmendjen gjatë takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut kinez Xi Jinping në Kinë ishte mungesa totale e grave në tryezën e bisedimeve.
Dy liderët ishin ulur përballë njëri-tjetrit në një tavolinë të gjatë, të rrethuar nga më shumë se një duzinë zyrtarësh dhe këshilltarësh të veshur me kostume, por as nga delegacioni amerikan dhe as nga ai kinez nuk kishte asnjë grua të pranishme në takim.
Në Kinë, aktualisht nuk ka asnjë grua në Byronë politike të Partisë Komuniste, organ i përbërë nga zyrtarë të lartë që mbikëqyrin Partinë Komuniste dhe qeverinë qendrore.
Nga ana amerikane, shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, është gruaja e parë që mban këtë post, por ajo nuk udhëtoi me Trump në Pekin.
Ndërkohë, Monica Crowley, e cila shoqëroi delegacionin amerikan në Pekin, nuk ishte pjesë e takimit me Xi Jinping.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
