VIDEO/ Dalin pamjet, si u dhunua nga policia deputeti i PD, Bledion Nallbati. Disa efektivë e godasin njëherazi

10 Shkurt 2026, 23:47 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ Dalin pamjet, si u dhunua nga policia deputeti i PD, Bledion Nallbati.

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar pamjet e dhunës së policisë, ndaj deputetit Bledion Nallbati, gjatë protestës së sotme para Kuvendit.

Siç duket edhe nga pamjet, Nallbati përplaset me disa policsë të cilët i afrohen dhe e godasin me shkopa gome.

Këlliçi shkruan se “kur dhunohet një deputet i Kuvendit të Shqipërisë në këtë formë, imagjino çfarë ndodh me qytetarët e zakonshëm”.

“Kjo video e dhunimit brutal e të qëllimshëm të kolegut Bledion Nallbati, tregon çfarë ndodhi realisht sonte në Tiranë!

Kur dhunohet një Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në këtë formë, imagjino çfarë ndodh me qytetarët e zakonshëm.

Edi Rama, ky barbar që qëndron në zyrë, vetëm per të vjedhur Shqipërinë me bandën e tij, e ka fundin në koshin e plehrave të histories”, shkruan Këlliçi në mesazhin e tij në rrjetin social faceook.

Po ndodh...

ide