Protesta e PD-së/ Lapaj: Nuk besoj te tubimet turistike! Ramën e rrëzojmë vetëm nëse heqim logot politike

Adriatik Lapaj deklaroi pas protestës së Partisë Demokratike dhe fjalimit të Sali Berishës, se beteja kundër kryeministrit Edi Rama nuk fitohet me protesta të përkohshme.
Në një prononcim për “Studio24”, nga sheshi para kryeministrisë, Lapaj u shpreh se lëvizja që ai përfaqëson ndodhet prej 65 ditësh në protestë të pandërprerë dhe se që në fillim ka kërkuar një bashkim qytetar, pa logo dhe simbole partiake, vetëm me flamurin kombëtar.
Sipas tij, nevoja për të rrëzuar qeverinë dhe për të demokratizuar vendin është urgjente dhe kërkon një angazhim të vazhdueshëm qytetar.
“Kemi 65 ditë në protestë pa ndalim. Jam në protestë gjatë gjithë kohës. Nuk kam qenë në protestën e PD-së; u zhvendosëm pak më tutje.
Që në fillim kemi qenë të qartë: kemi dalë në protestë pa logo partiake, vetëm me flamurin kombëtar. Kemi kërkuar një bashkim qytetar të të gjitha grupeve, duke lënë simbolet dhe logot mënjanë.
Ne kemi thënë se duhet një bashkim i madh qytetarësh. Kjo ndodh vetëm nëse i zhbëjmë “gardhet” e partive dhe heqim logot. Nëse më kërkoni të bashkohemi me PD-në, atëherë pse të mos bashkohet edhe PD-ja me një parti tjetër? E vetmja mënyrë është që logoja të lihet mënjanë dhe bashkimi të ndodhë në shesh”,- është shprehur Lapaj ndër të tjera.
Po ndodh...
ide
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
Shqipëria nën kthetrat e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




