“U përlanë 50 milionë euro në tunelin e Llogarasë”/ Deputeti i PD: 260 mln euro të rrugës Qukës – Qafë Plloçë përfundojnë me rrëshqitje

27 Janar 2026, 11:55 / POLITIKË ALFA PRESS

“U përlanë 50 milionë euro në tunelin e

Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo në fjalën e tij në Parlament tha se para për shqiptarët në nevojë nuk ka, por janë gjendur gjithmonë kur bëhet fjalë për afera korruptive, si tuneli i Llogarasë për rruga Qukës-Qafë Plloçë.

Nga foltorja e Kuvendit, Bozdo tha se janë shpenzuar 400 mln euro për tre inceneratorë që nuk ekzistojnë, ndërsa “u përlanë 50 mln euro në tunelin e Llogarasë”.

Ai tha se edhe rruga Qukës-Qafë Plloçe që kushtoi 260 mln euro përfundoi duke u shkatërruar, pasi është jashtë çdo standardi.

Paratë janë atje kur duhet dhe gjenden menjëherë kur duhet të ngriheshin tre inceneratorë që sot nuk ekzistojnë. Për këtë u gjetën 400 mln euro. Para për shqiptarët në nevojë nuk ka. Paratë gjenden kur 500 mln euro të financuara nga AKSHI përfundojnë në duart e krimit të organizuara. Para për shqiptarët nevojtare nuk ka. Janë aty kur për tunelin e Llogarasë 50 mln euro përlahen me një firmë të vetme, janë aty kur 260 mln euro të rrugës Qukës – Qafë Pllocë përfundojnë me rrëshqitje dhe bllokim rruge jashtë cdo standardi sigurie”, tha Bozdo.

 

Po ndodh...

ide