“Ti je budalla fare. S’kupton nga kjo punë”, Dritan Burgija tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit në PD

27 Mars 2026, 10:11 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ti je budalla fare. S’kupton nga kjo punë”, Dritan

Këshilltari i PD-së, Dritan Burgija, i përjashtuar bashkë me Arlind Boshkun si përfaqësues të PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tregoi një moment që i ka lënë shije të keqe pas bisedës me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën, për kacafytjen e demokratëve në selinë e PD-së. 

“Herën e parë që dolëm në mbështetje të doktor Berishës kur nisëm Foltoren, nga zinxhiri drejtues i PD-së Durrës isha i vetmi që mbeta nga ana e Rithemelimit, si atëherë thamë që duhet të vlerësohen kontributet, meritokracia.

Ervin Salianjin e shihja me dyshim për shkak të ngjarjeve dhe nuk isha i kënaqur sepse na çuan në përplasje më 8 janar dhe është për turpin e atyre që e organizuan atë gjë. Kemi patur raste në Durrës kur djali ishte jashtë dhe babai brenda.    

Unë jam njeri publik dhe mundohem të ruaj etikën edhe në biseda. Por me aktin që kanë bërë këta mua s’më ka mbetur gjë tjetër vetëm sepse ishte paburrëri dhe pabesi. Më vjen të qesh kur njerëzit në rrjetet sociale përmendin shkopin e Salianjit.

I ka patur përballë të dy, Gaz Bardhin dhe Flamurin, kur ishte koha e dashurisë së madhe që rrinin gjithë kohën bashkë. Dhe pyeta: o Flamur po përveç atyre blindimeve të dyerve pse duhet të ndodhnin. Se shkuan në vëllavrasje gjërat. Dhe i thashë që po të them edhe një gjë tjetër se unë babanë mekanik e kam patur. Sot kanë dalë bombola të vogla oksigjeni që e pret atë derën e hekurit te menteshat apo te brava dhe hyn, nëse doje të hyje brenda.

Filluan të qeshnin të dy dhe thanë: Ti je budalla fare. S’kupton nga kjo punë. Ne e kishim për të bërë një çikë zhurmë. Kur përmendin njerëzit shkopin e Salianjit më vjen për të qeshur. Por unë kam diçka që udhëhiqem nga parimet por ndoshta kjo nuk funksionon në politikë”- tha Burgija.

 

Po ndodh...

ide