Takimi i Arubës dhe Majorkës/ Berisha sulmon Dumanin për arrestimin e Ilir Shtufit, por nuk guxon të përmend klanin mafioz "Osmani", miq të familjes së tij
Pas daljes nga SPAK, Sali Berisha, sulmoi sërish prokurorin Altin Dumani, i cili 3 ditë më parë realizoi operacionin më të madh kundër krimit të organizuar dhe biznesit të kullave dhe betonit në Shqipëri, ku mes të arrestuarëve është edhe lidhja e ngushtë e të birit, Shkëlzenit, ndërtuesi Ilir Shtufi.
Berisha akuzoi Dumanin se pse nxori emrat e biznesmenëve, (Ilir Shtufit), dhe mban të fshehtë emrat e zyrtarëve të qeverisë që morën pjesë në takimin mafioz të Arubas.
Por kreu i PD, nuk guxon të thotë që përveç përfaqësuesve të Ramës, bashkë me "demokratin" Artur Shehu sipas agjencive të shërbimeve antikrim spanjolle dhe belge, organizatorë dhe drejtues të "Arubas", kanë qenë edhe vëllezërit e klanit të njohur mafioz "Osmani".
Sipas dosjes së SPAK e përpiluar në bashkëpunim me partnerët gjermanë, spanjollë, belg dhe DEA amerikane, në 2 takimet në Aruba dhe Majorka, (Ku klani "Osmani" ka qendrën pasi u godit në Gjermani), mbledhjet janë drejtuar nga kreu i këtij klani. Bashkim Osmani dhe Artur Shehu, i cili në vitin 1997 luftonte me armë për Sali Berishën.
Në dosjet e shërbimeve spanjolle, tashmë janë vërtetuar vizita të Shkëlzen Berishës në bazën e klanit mafioz "Osmani" në Majorka, (Shih foton). Ndërkohë duket se ne dy mbledhjet mafioze në Aruba dhe Majorka, ka pasur "përfaqësues" interesash jo vetëm të qeverisë Rama siç thotë Berisha.
Nuk është rastësi që bizneset që finalizuan më vonë planin për pastrimin e parave të tonelatave kokainë nëpërmjet ndërtimit, kullave dhe vilave në bregdet, po rezultojnë të afërta me familjen Rama dhe atë Berisha njëkohësisht.
Fjala e Berishës:
Por sot unë dua të informoj shqiptarët se çfarë mercenarësh të pushtetit ka kjo ndërtesë.
Prej 3 vitesh, shqiptarët dëgjojnë dhe kanë dëgjuar takimin famëzi në Aruba të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare me bosët e karteleve të drogës.
Prania e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Aruba është konfirmuar nga gazetari investigativ, ndër më seriozët, i Italisë.
Është konfirmuar nga mediat dhe kjo dihet universalisht.
Aruba është damka më e zezë, është dëshmia më flagrante e narkoshtetit shqiptar, e bashkëpunimit të ngushtë të Edi Ramës me kartelet e drogës.
Tani, çfarë ndodh këto ditë?
Këto ditë, autoritetet spanjolle, dhe jo vetëm ato, kanë sjellë dosjen e plotë, se këtu nuk bëhet asnjë hetim.
Jo, jo, e ndaluar po të jetë për qeverinë.
Pra, sollën dosjen e plotë dhe tani Altin Troplini Rama, vërini çdo mbiemër se i meriton, nxjerr me të drejtë emrat e biznesmenëve të implikuar, por jo të qeveritarëve.
Shikoni se sa të pafytyrë janë.
Shikoni se si këta mbrojnë kriminelët në zyrat më të larta të shtetit.
A ka njeri që nuk e di sot se në çarterin për në Aruba shkuan qeveritarët?
Kush ishin ata?
Asnjëri nuk e thotë se kush ishin.
Dhe ky është Altin Troplini që e fsheh.
Ky është hetimi i tij.
Por unë e garantoj se në këtë mënyrë ai do konsiderohet bashkëpunëtor me klanin Aruba.
A mund t’i fshihet një populli zyrtari kriminel që fluturon nga Tirana në Aruba, që bën marrëveshje për thithjen e parave të drogës, ndërtimin e Malit të Tiranës dhe thuhet edhe në zona të tjera?
Dhe tani dalin emrat e biznesmenëve që kanë shkuar, por nuk dalin emrat e qeveritarëve që shkuan dhe firmosën marrëveshje.
Se mafia nuk firmos, i ka kodet e fshehta.
Tani Omertën e zbaton Altin Troplini.
Faqezi i them.
Ke detyrime ndaj shqiptarëve.
Se tani do t’u thuash se është punë sekreti./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Rama e Berisha, beteja e humbur me opinionin
Trash apo Treasure?/ Ka fotografi që vlejnë sa një histori
Aleanca e qytetarëve me SPAK-un imperativ historik!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128