Rusia godet Kievin, humbin jetën 9 persona, dëmtohet manastiri i mbrojtur nga UNESCO

Rusia goditi kompleksin e mbrojtur nga UNESCO-ja, Kyiv-Pechersk Lavra, manastirin më të rëndësishëm ortodoks të Ukrainës, gjatë një sulmi shumë të madh me raketa dhe dronë gjatë natës. Te pakten nente persona u vrane ne te gjithe Ukrainen. Sulmet ndodhën vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike me liderin rus, Vladimir Putin, dhe theksoi se dëshironte të ndihmonte për t’i dhënë fund luftës.
Si pasojë e sulmeve, një pjesë e kompleksit historik të manastirit u përfshirë nga zjarri, si dhe u plagosën të paktën 13 njerëz në vendngjarje. Autoritetet raportuan dëme të mëdha në gjithë Kievin si rrjedhojë e një prej sulmeve ajrore ruse më të mëdha që nga fillimi i luftës.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia lëshoi gjatë natës një breshëri prej 70 raketash dhe 611 dronësh kundër Ukrainës, duke shenjestruar kryesisht kryeqytetin e vendit Kiev. Edhe qytetet Dnipro dhe Harkiv u goditën.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, tha se sulmet ruse vranë pesë punonjës të ekipeve të shpëtimit dhe plagosën të paktën pesë të tjerë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, i cili ndodhet në verilindje të vendit.
Dhjetera zjarrfikëse u panë pranë manastirit gjatë mëngjesit, ndërsa zjarrfikësit punonin për të shuar zjarrin si nga brenda ndërtesës, ashtu edhe nga platformat e jashtme.
Ministri i Jashtëm ukrainas, dënoi sulmin rus ndaj manastirit më të rëndësishëm ortodoks të Ukrainës, duke e cilësuar atë si “barbarizëm shtetëror”.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se sulmi “masiv” gjatë natës shkaktoi dëme dhe zjarre pothuajse në të gjitha qarqet e kryeqytetit. Rusia goditi gjithashtu Studiot Kombëtare të Filmit “Dovzhenko”, një nga studiot më të vjetra të filmit në Ukrainë, e themeluar në vitin 1927 në Kiev, njoftoi ministrja e Kulturës.
Po ndodh...
ide
Rama e Berisha, beteja e humbur me opinionin
Trash apo Treasure?/ Ka fotografi që vlejnë sa një histori
Aleanca e qytetarëve me SPAK-un imperativ historik!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
