Supergol dhe dedikim i ëmbël, Granit Xhaka zbulon lajmin e bukur me festimin e tij në fitoren e Leverkusen
23 Nëntor 2024, 17:50 / SPORT

Granit Xhaka është padyshim një nga ekspertët e goditjeve nga distanca, ku shumë herë ka gjetur rrjetën.
Një gjë të tillë e bëri dhe këtë fundjavë, në fitoren me përmbysje të Leverkusen përballë Heidenheim me rezultatin 5-2.
Pas një asisti të dhënë për Palacios në minutën e 30’, mesfushori shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 82’, për të vulosur fitoren e “Aspirinave”.
Me një goditje me të majtën nga distanca, topi shkoi në trekëndëshin e portës, e pamundur për t’u kapur nga portieri.
KLIKO KËTU PËR VIDEON
Por më i bukur se goli ishte festimi, me Xhakën që vrapoi për të marrë topin dhe e vendosi poshtë bluzës së tij, duke zbuluar se ai dhe partnerja e tij janë shumë shpejt në pritje të një fëmije.
-
Asllani shkëlqen si titullar, Interi fiton në transfertën e Veronës
23 Nëntor, 17:05 -
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
Nga Gentian Gaba
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
Nga Ermal Peçi
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


