Asllani shkëlqen si titullar, Interi fiton në transfertën e Veronës

Inter është rikthyer te fitorja teksa pasditën e kësaj të shtune kanë arritur të fitojnë më rezultatin e thellë, 0-5, Veronës, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Serie A.
Protagonist absolut ishte padyshim “bomberi” francez, Marcus Thuram, i cili asistoi golin e parë të Correa në minutën e 17’-të, ndërsa më pas realizoi dopietën në minutat 22’ e 25’.
Gjurmën e tij në këtë sfidë e la edhe Kristjan Asllani, i cili në rikthimin si titullar arriti të regjistronte një asist, në minutën e 31’-të, për holandez Stephan De Vrij, ndërsa për të vulosur shifrat 5-0, që në pjesën e parë mendoi “shtatlarti” i mbrojtjes Yann Bisseck, vetëm 10 minuta pas “tulipanit”.
Arritje të madhe bëri edhe “gardiani” zviceran i portës, Yann Sommer, i cili nuk pësoi gol, duke mbajtur portën për pasur 100-tën herë në karrierën e tij.
Ndërkaq, sa i përket renditjes, zikaltrit ngjiten në vendin e parë të tabelës, me 28 pikëve, 2 më shumë se Napoli ndjekës, ndërsa Verona mbetet në vendin e 14-të të renditjes, me 12 pikë, pas 13 javëve të para të këtij sezoni.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
