Stresi në Pallatin e Kongreseve, konfirmon kandidimin për Këshillin Kombëtar të PD-së
Edhe pse lista e kandidatëve për këshillin kombëtar nuk është bërë publike reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka publikuar në rrjetet sociale, vendimin për të kandiduar si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Ai është parë në ambientet e Pallatit të Kongreseve, teksa pritet që nga momenti në moment të nisë mbledhja e kuvendit Kombëtar të PD-së, ku do të miratohen ndryshimet statutore dhe do të zgjidhen anëtarët e rinj.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë PD nuk ka bërë publike listën e kandidatëve për këshillin kombëtar për shkak të lobimeve të ndryshme që mund të bëhen.
Sipas tyre lista u është dërguar degëve apo delegatëve, por nuk është bërë publike për median që të mos të ketë më shumë lobime dhe të mos ketë problematika mes anëtarëve të ndryshëm të cilët do të zgjedhin ditën e sotme.
Po ndodh...
Hegjemonia e budallallëkut funksional!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128