Kuvendi Kombëtar i Ripërtëritjes/ Tritan Shehu: Pikë kthese për Shqipërinë

30 Maj 2026, 10:33 / POLITIKË ALFA PRESS
Kuvendi Kombëtar i Ripërtëritjes/ Tritan Shehu: Pikë kthese

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, u shpreh për Syri  TV se Kuvendi Kombëtar i PD-së vjen në një moment vendimtar për vendin, duke e cilësuar atë si një pikë kthese politike në përballjen me atë që ai e konsideron si “regjim” që po e çon Shqipërinë në përkeqësim të vazhdueshëm.

Sipas tij, ky Kuvend synon të përcaktojë qartë linjat e reja politike të opozitës, në një fazë që ai e përshkruan si të domosdoshme për ndryshimin e madh që i nevojitet vendit.

Shehu thekson se bëhet fjalë për një proces të thellë rritjeje, konsolidimi dhe zgjerimi të Partisë Demokratike, ku prioritet mbeten integrimi europian, lufta kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore.

 Ai shton se PD po vendos gjithashtu theks të veçantë te vlerat konservatore, të cilat sipas tij janë të nevojshme për shoqërinë shqiptare, në një kohë kur po vihen në pikëpyetje themelet e familjes, identitetit dhe strukturave shoqërore.

'Në zhvillimet e këtij vendi, i cili kërkon një ballafaqim të fortë me këtë regjim që po e çon gjithnjë e më keq, ky është një kuvend i cili do t’u japë zhvillimeve politike një drejtim të ri në tërësi dhe do të bëjë të mundur përcaktimin e atyre linjave që janë të domosdoshme në këto momente për kthesën e madhe që ka nevojë Shqipëria.

Është një moment rritjeje e Partisë Demokratike, konsolidimi dhe zgjerimi i saj, një moment konsolidimi i linjës së saj politike, që besoj janë linjat e integrimit europian, luftës kundër korrupsionit, krimit, ballafaqimit me shkeljet e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe vijave të forta të konservatorizmit që ka nevojë Shqipëria.

Ju shikoni çfarë po ndodh këto ditë me përpjekjet për të tjetërsuar themelet e shoqërisë, të familjes, të njeriut dhe të gjinisë. Pra, është një kuvend i rëndësishëm në momente kruciale për vendin tonë.'- theksoi ai

Po ndodh...

ide