'Soros ka njerëz në Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë e PD-së', Haklaj: Berisha e solli në Shqipëri në 1993! Tha takova mikun e madh të shqiptarëve në Zvicër

Azgan Haklaj ftuar sot në 'Studio Live' komentoi akuzat e Berishës për Sorosin. Haklaj u shpreh se njerëzit e Sorosit, janë në këshillin kombëtar dhe kryesinë e PD-së. Më tej shtoi se vetë Berisha e ka ftuar Sorosin në Shqipëri në vitin 1993.
'Berisha ka të Soros, në këshillin kombëtar, kryesi. Berisha ka sjellë Soros në Shqipëri në 1993. Njerëzit e Berishës që janë të Soros në gjykata. Në vitin 97-98, Soros financoi fondacionin Besa. Pronari është djali i tezes së Metës. Në vitet 2006-2007, kryeministër Berisha ka thënë vetë takova mikun e madhe të shqiptarëve në Zvicër. Dhe tani thotë më ka bërë Soros non grata. jo e ka bërë Donald Trump.
Berisha këto ditë thotë më ka bërë Palmer, pastaj thotë më ka bërë Charles McGonigal. Tani Soros, ka bërë dëme. Po kush e ka propozuar ligjin për familjen? Berisha në 2012. Thanë do shkojë dhe në ceremoninë e inaugurimit të Trump. Zyrtarisht në ceremoni ishte Basha. Takoi gjysmën e administratës së Trump. Basha në fund të muajit shkurt ka vizitë zyrtare sërish në SHBA.'
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


