Shkarkimet në qeveri/ Rama: Ballukun s’do e largoja në rrethana të tjera

1 Mars 2026, 10:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Shkarkimet në qeveri/ Rama: Ballukun s’do e largoja në rrethana

Kryeministri Edi Rama, ka folur këtë të diel mbi shkarkimet në qeveri të Belinda Ballukut, Elisa Spiropalit dhe Pirro Vëngut.

Në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se ndryshimet në qeveri, sipas tij, ishin të parapara ndërsa u ndal veçanërisht te largimi i Ballukut.

Sipas Ramës, Ballukun në rrethana të tjera nuk do e kishte shkarkuar, ndërsa shtoi se kjo e fundit ka dhënë “rezultate të jashtëzakonshme” në punë, pavarësisht se është marrë e pandehur dhe SPAK kërkon ta arrestojë.

“Ndryshimet ishin të parapara, por natyrisht që nëse rrethanat do të kishin qenë të ndryshme, nuk do të kishte ndryshuar për rezultatet e jashtëzakonshme në punë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë që aktualisht në bazë të mbledhjes së zgjeruar të grupit dhe të planit të ri të kompozimit të qeverisë, është ish Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Por gjithsesi për këtë temë, fola pak në mbledhjen e grupit dhe rezervova dhe më mbetet e rezervuar e drejta që të flas në mënyrë më shterruese, pasi të kem lexuar edhe raportin e Këshillit të Mandateve”,- u shpreh Rama.

 

Po ndodh...