Bllokohet 1 ton mjaltë pa dokumentacion në Kapshticë

1 Mars 2026, 10:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bllokohet 1 ton mjaltë pa dokumentacion në Kapshticë

Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar këtë të diel, rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit.

Sipas njoftimit zyrtar sasia e mjaltit dyshohet se ka ardhur nga Greqia në Shqipëri për import dhe tregtim.

Emri i subjektit apo personit që e posedonte mjaltin ende nuk bëhet me dije, ndërsa thuhet se sasia është bllokuar në magazinën doganore deri në kryerjen e të gjitha analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore.

Po ndodh...