Salianji kërkon karrigen e Berishës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

Ish-kandidati për deputet, Ilir Alimehmeti, është shprehur se lëvizja e organizuar nga Ervin Salianji, pjesë e të cilës është edhe vetë ai, nuk është një lëvizje anti-kryetar.
Komentet Alimehmeti i bëri në studion e emisionit ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku tha se qëllimi i kësaj lëvizjeje është të kërkojë organizim të PD-së.
Ai tha gjithashtu se në situatën aktuale dukej sikur PD ishte përgjumur dhe ka nevojë të riorganizohet dhe të përfaqësojë më së miri votuesit.
“Duhet të kuptojmë diçka të rëndësishme. Këtu ne nuk jemi duke folur për një diskutim politik, për një lidership politik apo për mendime politike të ndryshme. Pra nuk është një lëvizje e këtij tipi. Është një lëvizje që kërkon organizim.
Pra ne po çojmë nevojën, pra kemi nevojë të riorganizohemi, kemi nevojë të ripërfaqësohemi. Sepse kështu siç jemi nuk po bëjmë dot maksimumin tonë.
Atëherë në këtë aspekt ne kemi nevojë për një organizim më të mirë. Sepse po dukej sikur ishte përgjumur situata dhe nuk shkon kjo. Është mandati i katërt që po qeveris Rama dhe nuk na lejohet kjo. Se nuk është as lëvizje anti-kryetar, sepse kanë dashur ta spostojnë vëmendjen këtu”, tha mes të tjerash Alimehmeti.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
