Salianji: Berisha pengesë për fitoren e PD-së!

Ish-deputeti Ervin Salianji komentoi situatën brenda Partisë Demokratike dhe rolin e lidershipit në rezultatet elektorale të saj.
I ftuar në Ora News, i u shpreh se në një sistem ku kryetari i partisë ka rol vendimtar në listat dhe në ofertën politike, figura e liderit është faktori kryesor që ndikon në votë.
Sipas tij, çdo përpjekje për ndryshim të brendshëm mbetet e pamjaftueshme nëse drejtimi i partisë nuk ndryshon.
“Çdo lëvizje brenda Partisë Demokratike është e pamjaftueshme nëse Sali Berisha qëndron kryetar. Lideri e tërheq ose e largon partinë.”-tha ai.
Salianji tha se Berisha, pavarësisht kontributeve në të shkuarën, sot është kthyer në një pengesë për fitoren e PD-së, duke përmendur konsumimin politik dhe raportet e tij me ndërkombëtarët dhe opinionin publik.
Ai shtoi se i njëjti ekip që ka humbur zgjedhjet që nga viti 2013 nuk mund të sjellë një rezultat të ndryshëm pa ndryshuar qasjen dhe strukturën drejtuese.
Salianji kritikoi edhe idenë se përgjegjësia për humbjet zgjedhore i takon elektoratit, duke theksuar se nëse votuesit nuk pranojnë ofertën politike, atëherë duhet të ndryshojë partia.
“Nuk mund t’i thuash popullit që gabon. Populli bën zgjedhjet e veta, nëse nuk të pranon, ndryshon partia, jo populli.”-tha Salianji.
Në fund, ai hodhi poshtë perceptimin se Berisha është i lidhur domosdoshmërisht me fitore elektorale, duke e cilësuar këtë si një mit të krijuar brenda dhe jashtë partisë.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128