E rëndë në Kuçovë/ 45-vjeçari plagos me armë zjarri policin

18 Maj 2026, 21:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Kuçovë/ 45-vjeçari plagos me

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kuçovë, ku një 45-vjeçar ka plagosur me armën e shërbimit një punonjës policie gjatë shoqërimit të tij.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 19:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë po transportonin shtetasin Z. S., 45 vjeç, banues në Kuçovë, nga Komisariati i Policisë Fier drejt ambienteve të Policisë në Kuçovë. Ai dyshohej për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjatë shoqërimit, 45-vjeçari është konfliktuar me efektivin e policisë A.T., 20 vjeç, dhe në përplasje e sipër i ka marrë armën e shërbimit, me të cilën e ka plagosur.

Menjëherë ka ndërhyrë patrulla e policisë, e cila ka bërë neutralizimin e autorit dhe i ka rimarrë armën. Efektivi i plagosur është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 45-vjeçarit, policia gjeti të fshehur në trup edhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për verifikimin e procedurave të ndjekura gjatë shoqërimit nga patrulla e policisë.

Po ndodh...