"Mos t'u prishën interesat?!"/ Endri Meksi vijon denoncimet: Ermal Beqiri ka shantazhuar strukturën drejtuese të AKSH-it!

18 Maj 2026, 21:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Mos t'u prishën interesat?!"/ Endri Meksi vijon

Sipërmarrësi Endri Meksi, i cili ka në pronësi televizionin MCN, është shfaqur në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ka folur për denoncimet e tij të vazhdueshme për aferat te AKSH-i. 

I pyetur nga Ylli Rakipi se përse po i bën këto denoncime, kur edhe ai vetë ka marrë tendera nga AKSHI, deklaroi se në fakt ka fituar shumë pak procedura në të shkuarën dhe se kjo nuk ka lidhje me denoncimet e sotme. 

"Nuk mund të them nuk ka garë të ndershme, do të ishte e gabuar të bësh të tërë procedurat njëlloj. TE AKSH-i hera e fundit që kam qenë fitues është 2021 dhe jam rikthyer në fund të 2025 dhe fillim të 2026, që ka të bëjë me internetin dhe nuk garojnë shumë kompani. Dalja ime nuk është për shkak të këtyre procedurave, është gabim ta shohësh kështu, e thonë nëpër internet dhe nuk më ha fare. Unë kam bërë kritika për dosjen AKSH-i. Në fillim të daljeve time dukej si histori personale, nuk doja të krijoja një farë barre stafit, më e saktë ti vija fytyrën akuzave që bëja", tha Meksi. 

Meksi deklaroi se ka patur abuzim nga ana e biznesmenëve që sot janë në akuzë, duke folur në emër të pushtetit. Ai deklaroi se Ermal Beqiri ka shantazhuar "strukturën drejtuese të AKSH-it". 

"Një nga idetë, ka qenë që ka patur një mashtrim dhe dezinformim të madh, një abuzim me pushtetin, se si flitet në emër të liderit, si abuzohet në formë konstante.

Gjykoj se Agasi dhe Beqiri kanë abuzuar. Ermal Beqiri edhe ka shantazhuar pjesën e strukturës së AKSH-it. Me një sërë IT që ka patur në dispozicion, ka shantazhuar strukturën drejtuese të AKSHI.

Agasi ka hyrë më vonë në lojë, si person me lidhje politike, akses në qarqe jo të zakonshme", tha Meksi.  

Lidhur me kërcënimet që i kanë ardhur, Meksi deklaroi se nuk ka prova për të përcaktuar se kush e ka kërcënuar, por dyshon se ka lidhje me aktorë të përfshirë në historitë që ai denoncon. 

"Nuk kam aluduar kurrë, është folur dhe aluduar nëpër lajme, por nuk kam përmendur emra, pasi nuk di emra. Jam pyetur në polici dhe i kam shmangur, pasi nuk kam prova për emra.

Une them janë këto aktorë të këtyre historive, ku qëllimi ka qenë për të bërë sa më shumë pis", deklaroi Meksi. 

Po ndodh...