E pazakontë në Durrës! Shkëputet suvatimi nga fasada e pallatit, materialet bien në rrugë dhe dëmtojnë…

18 Maj 2026, 17:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

E pazakontë në Durrës! Shkëputet suvatimi nga fasada e

Një incident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 4 në Durrës, pranë zonës së Stacionit të Trenit, ku një pjesë suvaje është shkëputur nga fasada e një pallati të vjetër dhe ka rënë në rrugë.

Si pasojë e rënies së materialeve, është dëmtuar një automjet që ndodhej i parkuar pranë godinës. Pas incidentit, mjeti është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë, të cilët kanë rrethuar perimetrin për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe automjetet që lëvizin në atë segment.

Autoritetet pritet të kryejnë verifikime mbi gjendjen e fasadës së pallatit, për të parandaluar incidente të tjera të ngjashme që mund të rrezikojnë kalimtarët dhe banorët e zonës.

Po ndodh...