“Revoltë kundër korrupsionit”/ “Al Jazeera” jehonë protestës së opozitës: Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e Ballukut dhe Ramës!

“Al Jazeera” i ka bërë jehonë protestës së opozitës të mbajtur një natë më parë përpara Kryeministrisë.
Në artikullin kushtuar protestës, theksohet se policia në Shqipëri, ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve që ishin organizuar jashtë ambienteve të zyrës së Kryeministrit Edi Rama në kryeqytet.
Ndërsa demonstruesit kërkuan dorëheqjen e tij pas një skandali të madh korrupsioni. Protestuesit hodhën kokteje molotov dhe fishekzjarrë ndaj policisë të martën në mbrëmje, ndërsa kjo e fundit iu kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës.
Përleshje ndodhën gjithashtu pranë ndërtesës së parlamentit të Shqipërisë, pasi protestuesit u zhvendosën edhe atje. Të paktën 16 persona u plagosën dhe u dërguan në spital, dhe disa persona të tjerë u arrestuan në vendngjarje.
Gjithashtu “Al Jazeera” shkruan se protesta vjen pas një seri demonstratash antiqeveritare në Shqipëri në muajt e fundit.
Pakënaqësia politike ka qenë në rritje që nga nëntori, kur prokurorët pretenduan se Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila është gjithashtu ministre e energjisë dhe infrastrukturës e Shqipërisë, kishte ndërhyrë në prokurimin e kontratave të ndërtimit të qeverisë.
Ajo u pezullua për pak kohë nga detyra përpara se të rikthehej në detyrë muajin pasardhës me kërkesë të Kryeministrit Rama.
Protestuesit bënë thirrje që Rama ashtu edhe Balluku të largohen. Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që parlamenti të pezullojë imunitetin e Ballukut në mënyrë që ajo të përballet me ndjekje penale.
Më shumë se 1,300 policë u vendosën në demonstratën e së martës, vetëm dy javë pas një tubimi tjetër të dhunshëm në Tiranë. Të dyja protestat u thirrën nga Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike të opozitës dhe ish-kryeministër.
Ai tha të martën se protestat ishin një shenjë se një “kryengritje paqësore” është duke u zhvilluar në Shqipëri.
Po ndodh...
ide
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
Shqipëria nën kthetrat e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
