Çmontonin dhe shisnin pjesë automjetesh të kontrabanduara nga Britania, arrestohet njëri nga pronarët dhe një tjetër në kërkim

11 Shkurt 2026, 10:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Çmontonin dhe shisnin pjesë automjetesh të kontrabanduara nga

Finalizohet operacioni i koduar “Çmontimi”, ndërsa janë zbuluar në Dimal, 2 subjekte ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të kontrabanduara, kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë sekuestrohen 68 automjete (pjesërisht të çmontuara), ndërkohë u arrestuan pronari i njërit subjekt dhe u shpall në kërkim pronari i tjetrit.

“Si rezultat i kontrolleve, punës operative dhe asaj hetimore, me fokus konstatimin dhe goditjen e rasteve të kryerjes së aktiviteteve ekonomike, në informalitet dhe/ose me produkte të kontrabanduara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në koordinim me Prokurorinë e Beratit, finalizuan operacionin e koduar “Çmontimi”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. D., 30 vjeç, banues në Dimal, dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 31 vjeç, banues në Kuçovë. Gjatë kontrolleve në subjektin e tyre (servise për automjete/subjekte për shitje pjesësh për automjete), u gjetën përkatësisht 55 dhe 13 automjete (pjesërisht të çmontuara), për të cilat nuk posedoheshin dokumente blerjeje dhe as doganore. Automjetet dyshohet se janë të kontrabanduara, kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar. Punohet për kapjen e shtetasit R. S.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

 

Po ndodh...

ide