Reforma zgjedhore/ Rama: Opozita me ultimatume nuk ia del me mua! Gonzato: Po i ndjekim nga afër, të plotësohen rekomandimet e OSBE-ODHIR

Kryeministri Edi Rama tha për reformën administrative- territoriale dhe atë zgjedhore se procesi po vijon në mënyrë gjithëpërfshirëse, ndërsa duke iu referuar qëndrimeve të opozitës, ai tha se me ultimatume, nuk funksionon. Përsa i përket vitit 2027 si objektiv për mbylljen e grupkapitujve dhe viti 2030 si ai i finalizimit të anëtarësimit në BE, Rama tha se këto janë objektiva të caktuara bashkërisht me BE.
Rama: Përsa i përket reformës zgjedhore, duhet të kontaktoni me drejtuesin e këtij procesi me Damian Gjiknurin, mund t’iu japë një panoramë të plotë të qasjes tonë lidhur e këtë reformë, unë personalisht e kam thënë dhe e përsëris, ne jemi të hapur të dëgjojmë me durim këto që ulet në tryezë për të folur dhe për të dëgjuar. Imponime dhe ultimatume dhe qëndrime të paracaktuara besoj që është mjaftueshëm kohë e gjatë për të kuptuar që me mua nuk funksionojnë. Jemi të interesuar për të ulur numrin e deputetëve të parlamentit dhe uroj që të ketë konsensus në këtë drejtim. Nga këtu çdo diskutim tjetër është i hapur. Reforma administrative, procesi është zhvilluar në mënyrë gjithëpërfshirëse, janë bërë dëgjesa, diskutime.
Përsa i përket 2027, është një objektiv i vendosur bashkërisht, por është lënë dhe një hapësirë gjoja që mund të jetë një zgjatje deri nga mesi i 2028. Jemi pak a shumë në të njëjtën gjatësi vale. Dhe për këtë arsye 2030 është vendosur si objektiv.
Ndërkohë Gonzato u shpreh se procesi i përmbushjes së reformave administrativo-territoriale dhe asaj zgjedhore, po ndiqen nga afër nga Bashkimi Evropian. Sa i përket objektivave për vitin 2027 dhe atij 2030, Gonzato tha se kjo strategji, i mban palët e fokusuara në proces.
Gonzato: Reforma zgjedhore, një nga kërkesat që kemi cilësuar është që Shqipëria është të plotësojë rekomandimet në vijimësi nga OSBE. Është pjesë e standardeve demokratike. Pluralizmi demokratik është i rëndësishëm. Dhe reforma territoriale-administrative, Shqipëria duhet të ketë një administratë vendore që të përfitojë nga anëtarësimi i saj në BE. Të gjitha programet që ka BE kanë të bëjnë me qeverisjen vendore dhe rajonale. Ndërsa i përket objektivit të 2027, unë gjithmonë kam thënë që është e rëndësishme që të ketë një objektiv të qartë se i mban palët të përqendruara. Dhe kjo ka treguar vlerën e saj se ka pasur një përkushtim të plotë të KE dhe shteteve anëtare për ta ndjekur këtë proces.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128