"S'ka rrugë të shkurtër drejt Europës"/ Gonzato:Integrimi në BE varet vetëm nga reformat dhe merita

9 Maj 2026, 11:34 / POLITIKË ALFA PRESS

"S'ka rrugë të shkurtër drejt Europës"/

Në hapjen e Javës së Europës në Shqipëri, ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato ka folur për procesin e anëtarësimit të vendit në BE dhe hapat që duhen përpara.

Ai u ndal te fakti se rruga drejt Bashkimit Europian nuk ka “rrugë të shkurtra” dhe bazohet vetëm te merita dhe reformat konkrete.

Sipas tij, Shqipëria duhet të vijojë forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përmirësimin e funksionimit të institucioneve demokratike.

Gonzato kujtoi se këto fusha janë pjesa më e rëndësishme e negociatave me BE-në dhe se ato hapen të parat dhe mbyllen të fundit, duke treguar peshën që kanë në procesin e integrimit.

Ai e lidhi gjithashtu procesin e zgjerimit me situatën gjeopolitike në Europë, duke përmendur mbështetjen e BE-së për Ukrainën dhe rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit në kontinent.

Sipas tij, zgjerimi mbetet një nga mjetet kryesore të Bashkimit Europian për të forcuar demokracinë dhe stabilitetin në rajon, ndërsa Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate duhet të vazhdojnë reformat për të ecur përpara në këtë proces.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide