Raporti negativ i FMN për paqen fiskale, qeveria shqiptare kundër: Nuk cenohet qëndrueshmëria fiskale, po ecim sipas direktivave të BE

24 Dhjetor 2025, 12:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Raporti negativ i FMN për paqen fiskale, qeveria shqiptare kundër: Nuk

Ministria e Ekonomisë ka kundërshtuar deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar në lidhje me ‘Paqen Fiskale’.

E pyetur nga Top Channel në mbledhjen e fundvitit ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi se Paqja Fiskale nuk do të cenoj qëndrueshmërinë fiskale, ndonëse kjo marrëveshje parashikon anulimin e borxhit dhe rivlerësimin preferencial të pasqyrave financiare duke i hapur kështu rrugë evazionit fiskal.

“Paqja fiskale nuk e rrezikon qëndrueshmërinë fiskale. Ne jemi duke ecur në përputhje me direktivat e BE që në rrugën e integrimit të kemi një pasqyrë të pastër edhe në drejtim të biznesit.

Nuk shoh komponent të cenimit të qëndrimit fiskal. Kemi patur fokus kryesor këto zëra. Këto nuk janë fjalë, shifrat e tregojnë më së miri”, shprehet Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë



Po ndodh...