Babagjyshi nis udhëtimin e tij për të shpërndarë dhurata, ndiqni live rrugën e tij nëpër botë

24 Dhjetor 2025, 12:49 / BOTA ALFA PRESS

Babagjyshi nis udhëtimin e tij për të shpërndarë

Në prag të Krishtlindjeve, ndërsa të vegjlit dhe të rriturit numërojnë sekondat deri te dhuratat dhe magjia e kësaj dite të veçantë, FlightRadar24 u jep mundësinë më të paduruarve të ndjekin në kohë reale “fluturimin” më të famshëm në planet, atë të Babagjyshit të Krishtlindjeve.

Në vend të një numri të zakonshëm fluturimi dhe një avioni konvencional, në ekran shfaqet slita e Babagjyshit, e cila udhëton mbi shtete dhe kontinente, duke përhapur atmosferë festive kudo ku kalon.

Kjo nismë, e cila vitet e fundit është kthyer në një traditë, bashkon teknologjinë me fantazinë, duke dëshmuar se edhe platformat më serioze mund të ruajnë një anë lozonjare dhe festive.

Ndiqni LIVE itinerarin e Babagjyshit të Krishtlindjeve.

Po ndodh...