PS-PD u bënë bashkë për integrimin, Lubonja: Ja pse opozita vepron me dy standarde

Analisti Fatos Lubonja ishte mbrëmjen e sotme në Kjo Javë, teksa komentoi rezolutën e përbashkët PS-PD për integrimin në BE, që u votua sot në seancën plenare me 114 vota pro.
Lubonja theksoi se Shqipëria i duhet Europës për gjeopolitikë, teksa këtu kemi të bëjmë ende me një narko shtet që sa vjen dhe fuqizohet.
Nga ana tjetër, ai shton se Shqipëria ende jeton pa ujë prej 30 vjetësh dhe standardet janë shumë larg BE-së, ndërkohë që opozita vepron me dy standarde për shkak të kompleksit ndaj perëndimorëve.
“Kush është gjëja e rëndësishme këtu? Ka gjëra më të rëndësishme se integrimi. Psh pastrimi narko shtetit. Se i duhet Europës për gjeopolitikë kjo nuk më intereson shumë. Më intereson të qëndrojnë në një shtet të siguri, jo vetëm në ushqim, që e kontrollojnë njerëz të shëndetshëm. Kërkoj një demokraci etj. është problemi i opozitës në këtë rast, që thotë narko shtet, Balluku. Që ka kaq kohë që denoncon dhe tani u bashkoka për një gjë të rëndësishme. Është një kompleks ndaj perëndimore. Nuk është se çdo gjë që kërkojnë perëndimorët na duhet të themi gjasme jemi perëndimorët.
Kur sollën atë burgun për emigrantët, ose Shqipëria është standard europian dhe do hyjë në 2030, atëherë nuk ka mundësi të jetë burgu aty. Ose Shqipëria përdoret si deterrencë siç thonë italianët që emigrantët të mos nisen se do përfundojnë këtu. Opozita me dy standarde. Se Edi Rama ka në terezi, shet Europën dhe këtu bën çdo gjë kundër europiane. Këto ka 30 vjet pa ujë. Vetëm ujë mendon. Ndërkohë që ngrihet betoni si në nju Jork. Pse duhet të hyjë në Europë me këtë gjendje. Po nuk more kockë nga narko shtetit dhe partia shtet nuk jeton dot dhe qenkemi në Europë. Këto janë gjëra të rëndësishme dhe kërkoj ndihmën e Europës, ndërkohë që kemi një regjim që çdo 4 vjet shton vota. Vetëm Putini këto regjimi. Janë për të mashtruar miletin.”- tha Lubonja.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128