Diskutimi për Kodin Zgjedhor/ Shehaj ndërhyn ‘live’ në diskutim: Lapaj po bën lojën e PD me pragun 4%

14 Maj 2026, 23:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Diskutimi për Kodin Zgjedhor/ Shehaj ndërhyn ‘live’

Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka ndërhyrë në diskutimin për Kodin Zgjedhor që po zhvillohet në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Mesazhi i tij u transmetua në panel përmes kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Sipas mesazhit të lexuar nga ky i fundit, me pragun 4% nuk do të ekzistojë asnjë parti e re në vend, ndërsa u shpreh se Lapaj “po bën lojën e PD-së”.

Nga ana tjetër, Lapaj u përgjigj duke thënë se nëse një parti nuk arrin që të rritet në 4 vitet e ardhshme, atëherë nuk meriton të jetë pjesë e Parlamentit.

“Po nuk patëm besimin te qytetarët që arrimë 4%, si do arrijmë 51%?” u shpreh ai.

Po ndodh...