Protesta e 23 dhjetorit/ Zbardhet plani i opozitës! Ja pikat kyçe që do të bllokohen në Tiranë

21 Dhjetor 2024, 13:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta e 23 dhjetorit/ Zbardhet plani i opozitës! Ja pikat kyçe

Janë zbardhur detaje nga skenari i opozitës për protestën e thirrur në Tiranë më 23 Dhjetor.

Tubimi i Partisë Demokratike është planifikuar të nisë në orën 17:00.

Ndërsa sipas brurimeve mediatike rrugët që do të bllokohen janë: Rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Për herë të parë pas lirimit nga “arresti i shtëpisë” protesta e së hënës do të udhëhiqet nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

 

Po ndodh...