Primaret në PD/ Shehi: Berisha me ato që ka zhvilluar më herët zgjodhi njerëzit e tij

Kreu i LZHK Dashamir Shehi, i ftuar në Emsionin e drekës në News 24 komentoi primaret që po zhvillohen në Partinë Demokratike.
Shehi tha se në princip është pro primareve, që ky proces të nxjerrë njerëzit më të mirë brenda partisë. Por, Shehi shtoi se ekziston mundësia që primaret të nxjerrin emra, që janë paracaktuar dhe nëse ndodh kjo, do ishte diçka negative.
"Berisha ka zgjedhur njerëzit e tij dhe kur ka bërë primare," tha ndër të tjera Shehi.
Dashamir Shehi: Primaret janë formë demokratike. Nuk do kishte asgjë të keqe, nëse PD do të zgjidhte njerëzit më të mirë brenda partisë. Ne kemi zgjedhur primare me qytetarët. Nëse PD zgjedh njerëzit më të mirë në qytete, është diçka pozitive.
Por nëse përdoren primaret për të zgjedhur disa kandidatë të parazgjedhur, kjo është diçka e keqe dhe sjell probleme brenda partisë. Unë gjykoj se në disa qytete të vogla nuk ka kuptim primarja, se ata aty 3-4 vetë janë. Të mos jenë në listë vetëm ata që i shërbejnë kryetarit. Berisha me primaret që ka zhvilluar më herët zgjodhi njerëzit e tij.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


