Pretendimet e Rithemelimit për protestën, Beqiri: Çmenduri! As 4 mijë persona s’ishin! U paguan nga 70 euro për të ardhur me autobusë

Avokati Idajet Beqiri e konsideroi ‘çmenduri’ deklaratën e Rithemelimit ku pretendohej se në protestën e ditës së djeshme, kanë qenë të pranishëm 120 mijë qytetarë.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Beqiri tha se më së shumti në shesh mund të kenë qenë deri në 4 mijë qytetarë, gjë që sipas tij është shumë pak për një parti që pretendon se ka 100 mijë anëtarë.
"Të kishin qenë 200-300 mijë persona do kishin tundur qeverinë. Por edhe të thuash atë që tha ajo zëdhënësja që ishin 120 mijë është çmenduri. Ai sheshi atje, po ta marrësh nga ura e Lanës deri tek sheshi nënë Tereza, maksimalja të rrinë ngjeshur merr 9 mijë veta. Kështu që atje dje maksimalja, mund të kenë qenë afro 5 mijë veta, por realisht as 4 mijë nuk ishin”- tha Beqiri
Sipas avokatit, ka pasur persona që janë paguar me nga 50 deri në 70 euro për të marrë pjesë në protestë duke u nisur me autobusë nga rrethet. Ai shtoi se anëtarë të OMONIA-s ishin mashtruar duke u thënë se po protestohet për Fredi Belerin.
"Për një forcë politike që në 2017-ën mori 600 e ca mijë vota dhe thotë se ka 100 mijë anëtarë, të arrish të mobilizosh të gjitha strukturat, OMONIA-n e Belerit dhe të thuash se do protestojmë për Belerin atje, edhe me autobusa Greqie kishin ardhur atje. Të gjithë ata që kanë qenë në autobusa, kanë marrë minimumi 50-70 euro dhe ua them edhe vendin ku kanë shkuar sekserët që kanë shpërndarë lekët”- u shpreh avokati.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

