“Një copë bukë e një gotë kos! S’ka alkool e doreza”/ Replika mes Korreshit dhe ministres Sala për Spitalin e Lushnjes: Opozita nuk bëhet me batuta

21 Maj 2026, 11:23 / POLITIKË ALFA PRESS

“Një copë bukë e një gotë kos! S’ka alkool

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit solli shqetësimet që vinë nga spitali i Lushnjës. Në interpelancën e kërkuar me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, Korreshi ka kërkuar llogari për situatën në këtë spital.

Ai tregoi dhe menunë që kanë për mëngjes pacientët e këtij spitali.

“Mirëmëngjesi! Mirëmëngjes zonja ministre, uroj të keni ngrënë mëngjes. Tregon një foto, një gotë kos dhe një copë bukë. Në kuzhinë është një infermiere që punon si kuzhiniere. Thonë se bënë audit. U verifikua se kushtet e mallrave në magazinë, të gatimit, ishin të papërshtatshme, duke rritur rriskun e gatimit. Pse keni zhvendosur godinën e spitalit të Lushnjës e latë prej 8 muajsh në një godinë qenef hane dhe nuk përfunduat godinë e re. Pse nuk vini pas kaq e kaq kohësh, dorë për dore, që të vizitojmë ambientet e spitalit. Çfarë pune bëjnë ministret e Shëndetësisë. Rinë në avion apo duhet të inspektojnë spitalet?! Atje mungon alkooli, dorezat. I thotë mjekja infermieres; bjer alkoolin. Infermierja vjen vërdallë dhe e bën me ujë. Dhe mjekja thotë; pse vjen era ujë? Pse i ka ikur era alkoolit?”, tha ai.

Nga ana tjeter ministrja e Shëndetësisë Evis Sala në fjalën e saj në Kuvend ka renditur një sërë projektesh dhe investimesh për infrastrukturën e spitaleve në vend. Ministrja Sala i është përgjigjur edhe kritikave të deputetit të PD Saimir Korreshi për gjendjen në spitalin e Lushnjes.

Ministrja Sala theksoi se spitali i Lushnjes është pjesë e një programi kombëtar investimesh, duke shtuar se spitali do pasurohet me aparat të ri mamografie.

 

Po ndodh...