Shqipëria pa trena, drejtori i Hekurudhave thirret në Prokurorinë e Posaçme

21 Maj 2026, 14:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shqipëria pa trena, drejtori i Hekurudhave thirret në Prokurorinë

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku është pyetur në lidhje me çështjen hetimore.

SPAK e kishte thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me dosjen, por nuk jepen detaje të hollësishme nëse u pyet për Hekurudhat apo tenderët e ARRSH-së dhe KESHI-t, drejtori që ai i ka drejtuar më herët.

Vetë Verdho pasi doli nga godina nuk dha prononcim për mediat, teksa u kap momenti i largimit nga institucioni.

Vitin e kaluar Verdho u vendos në qendër të akuzave dhe hetimit për çështjen e projektit hekurudhor në zonën e Porto-Romanos, rast i publikuar edhe nga emisioni “Vetting” në News 24.

Verdho cilësohet si një nga besnikët e ish-zv/kryeministres Balluku.

Ardhja e Ergys Verdhos nga Koorporata te Hekurudha ka sjellë me vete edhe hetimet e Prokurorisë së Posaçme pasi prej tetorit 2021, SPAK ka nisur hetimet për Koorporatën Elektro-Energjitike Shqiptare, periudhë e cila ka në lupë edhe ish administratorin e KESH-it.

Ergys Verdho e ka lënë detyrën si drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar në vitin 2021 pas dorëheqjes dhe ka marrë një tjetër post si kreu i KESH-it në atë kohë, në vend të Benet Becit që u zgjodh deputet i Shkodrës. verdho më pas u emërua në krye të Hekurudhave shqiptare.

Në vend të Verdhos për të marrë drejtimin e ARRSH është emëruar Evis Berberi, tashmë i arrestuar dhe në proces gjyqësor nga GJKKO për tunelin e Llogarasë, për të cilin është e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Po ndodh...