Nga dyert e SPAK-ut në biznes/ Benet Beci i jep 900 mijë euro Arbër Abazit në një tender farsë

9 Maj 2026, 20:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Nga dyert e SPAK-ut në biznes/ Benet Beci i jep 900 mijë euro

Bashkia e Shkodrës i akordoi kompanisë Alko Impex Construction kontratën e mbledhjes dhe transportit të plehrave për zonën e qytetit me një procedurë prokurimi pa garë reale.

Kontrata me vlerë 880 mijë euro parashikon mbledhjen dhe transportin e plehrave për një periudhë prej 8 muajsh. 

Sipas dokumentave të paraqitura në Agjencinë e Prokurimit Publik, tenderi me fond limit 87,3 milionë lekë u zhvillua në fund të muajit të kaluar. Në të u paraqitën dy oferta. Ajo e kompanisë Alko Impex me 84.3 milionë lekë dhe një ofertë e dytë fiktive e kompanisë Rej shpk, e cila nuk paraqiti çmim. 

Bashkia e Shkodrës shpalli fituese kompaninë Alko Impex, ofertën e vetme të garës. 

Nga dyert e SPAK-ut në biznes/ Benet Beci i jep 900 mijë euro

Tenderi farse per mbetjet e Shkodres

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci aktualisht është në gjykim nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi akuzohet nga SPAK për shlekje të barazisë në tendera, gjatë kohës që mbante detyrën e kreut të KESH. 

Ndërkohë Arbër Abazi, pronari i kompanisë Alko Impex Construction është paraqitur disa herë në Prokurinë e Posaçme, ndërsa ambientet personale dhe ato të kompanive të tij janë kontrolluar nga SPAK në kuadër të hetimeve për ish zv/kryeministren Belinda Balluku.

Zoti Abazi rezulton lidhje familjare me Ballukun dhe aktualisht është nën hetim edhe për tenderin për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.  

Në Shqipëri është krijuar një situatë paradoksale, ku zyrtarë të akuzuar për korrupsion ose shpërdorim detyre vazhdojnë të shpenzojnë para publike dhe përfituesit e këtyre parave janë biznese, të cilat po ashtu janë nën hetim apo nën akuzë nga SPAK. 

Ky është një fenomen, i cili tashmë shtrihet gjithandej nga infrastruktura, mbetjet, teknologjia e informacionit, ku paratë publike shpenzohen nga të akuzuar dhe përfitohen po nga të akuzuar.  

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide