‘Pash Zotin mos më gjuni…’ – Ky është Viktor Ndoka që terrorizoi qytetarët me ‘Toyotën’ pa targa te Sheshi

“…Pash Zotin mos më gjuni, pash Zotin mos më gjuni…veç mos më gjuni…”- këto janë fjalët e para të Viktor Ndokës nga Lezha, i cili në datën 5 Maj hyri shumë shpejt me makinë në hapësirat publike të sheshit “Skëndërbej”, duke terrorizuar kalimtarët e rastit.
Gazetari Elton Qyno ka zbuluar videon e personit që hyri me shpejtësi me automjet në sheshin “Skëndërbej”, ngjarje e cila është regjistruar vetëm 2 ditë pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Spitallë të Durrësit, ku për shkak të një aksidenti humbën jetën dy fëmijë dhe tre të tjerë u plagosën.
Fatmirësisht, Viktor Ndoka, pasi ka çarë kangjellat kufizuese është përplasur me një nga gurët instalacion të vendosur në afërsi të godinës së Muzeut Kombëtar në qendër të Tiranës.
Ndërhyrja e dy punonjësve të bashkisë së Tiranës, Arkid Rizvani dhe Rigert Kasa, solli neutralizimin e shpejtë të Viktor Ndokës, ku njëri prej policëve i ka hequr me shpejtësi çelësin nga makina dhe më pas kolegu tjetër, e ka detyruar Ndokën të zbresë vullnetarisht nga makina.
“…Pash Zotin mos më gjuni, pash Zotin mos më gjuni…veç mos më gjuni…”-i është drejtuar Viktor Ndoka, punonjësve të policisë së Bashkisë, duke pasur frikën se ata mund ta dhunonin fizikisht.
Shumë shpejt në vendngjarje ka shkuar një patrullë e Komisariatit Nr.3 që ka bërë shoqërimin e Viktor Ndokës në polici.
Në ambientet e policisë interes për këtë rast ka shfaqur dhe sektori i antiterrorit,të cilët kërkuan të merrnin kontakt dhe intervistuar Viktor Ndokën, pasi ky i fundit gjatë shoqërimit ka bërtitur me zë të lartë që ta linin të qetë, pasi ishte drejtuar për të shkuar në Ambasadën Amerikanë me qëllim për të denoncuar kryetarin e Bashkisë Lezhë.
Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penale me Nr. 6342, për akuzën e “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrën shtetërore”.
Për Viktor Ndokën, prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 2 mujor.
Ndërsa gjykata e Tiranës vendosi ndaj Ndokës masën e “Arrestit në burg” 45 ditor, duke kërkuar nga përfaqësuesi i prokurorisë që gjatë kësaj kohe të kryeje ekspertimin psikologjik të personit të arrestuar./Nga Elton Qyno
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128