Negociatat me aleatët/ Tedi Blushi në selinë e PD, mesnata afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve në KQZ
3 Mars 2025, 15:30 / POLITIKË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është paraqitur ditën e sotme sërish në selinë e Partisë Demokratike.
Raportohet se negociatat mes PL dhe PD ende vijojnë, ndërsa pritet që sipas raportimeve të mëhershme partia e drejtuar nga Ilir Meta të marrë 4 deputetë në listën e sigurt.
Sakaq, afati për përmbylljen e dorëzimit të koalicioneve është mesnata e sotme, kur pritet që PD të dorëzojë edhe rezultatin përfundimtar të negociatave.
Vetë kryedemokrati Sali Berisha konifmroi sot se negociatat vijojnë dhe ato do të përmbyllen para afatit të mesnatës së sotme, ndërsa ka zbuluar se mes kërkesave të aleatëve kanë qenë edhe vende në listën e hapur të deputetëve për qarkun e Tiranës.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
