Ndarja e procesit nga të pandehurit e tjerë, mbahet sot seanca e parë në GJKKO për Erion Veliajn

26 Maj 2026, 10:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Ndarja e procesit nga të pandehurit e tjerë, mbahet sot seanca e

Sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të mbahet seanca e parë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca vjen pasi çështja është ndarë, pas pranimit të gjykimit të shkurtuar për disa nga të pandehurit e tjerë në dosje.

Ndërkohë, avokati i tij, Plarent Ndreca, është paraqitur në ambientet e GJKKO-së, në pritje të zhvillimit të procesit, që drejtohet nga trupa gjykuese Elsa Ulliri, Besmir Stroka dhe Flora Hajredini.

Procesi vijon pas veçimit të çështjes për 11 persona që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa në këtë dosje kanë mbetur për t’u gjykuar gjithsej 19 të pandehur.

Seanca pritet të vijojë me paraqitjen e qëndrimeve procedurale të palëve. Sakaq, Erida Skendaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit është sot e pranishme në seancë. Kujtojmë se Veliaj ndodhet pas hekruave që prej shkurtit të vitit 2025.

Burime pranë procesit bëjnë me dije se Veliaj nuk është paraqitur në seancë.

Gjykata, mbas kërkesës së mediave për të ndjekur procesin live me kamera, vendosi ta refuzojë kërkesën. Gjykata tha se prania e kamerave përbën rrezik sepse pritet të ketë dëshmitarë.

 

 

Po ndodh...

ide