Prokurori i Antimafias italiane: Organizatat kriminale shqiptare, më të përhapurat në Europë, veprojnë me Kanun
Prokurori i Antimafias italiane, Giuseppe Gatti, tha se grupet kriminale shqiptare janë të përhapurit në Europë dhe se veprojnë me Kanun, duke ndërthurur traditën me modernen.
“Duhet ta themi! Organizatat kriminale shqiptare janë më të konsoliduarat dhe më ë përhapurat në të gjithë Bashkimin Europian. Bëhet fjalë për një fenomen alarmant dhe pjesërisht ende i nënvlerësuar. Këto grupe për shumë gjatë janë konsideruar si organizata të dorës së dytë, që merreshin me prostitucion, apo me emigracionin e paligjshëm. Sot, realiteti na tregon se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, të aftë për të marrë një rol kryesor në fushën e narkotrafikut ndërkombëtar. Pra një grup që vepron në të gjithë globin, që ndërvepron me organizatat mafioze më të rëndësishme italiane dhe ndërkombëtare”, tha Gatti në një konferencë të përbashkët me SPAK, pas goditjes së një grupi që pastronte para mes Shqipërisë dhe Italisë.
Sipas tij, grupet kriminale shqiptare kanë arritur të marrin rolin e liderit falë pushtimit të territoreve shqiptare ku veprojnë. “Pasi shfarosin grupet rivale, nisën procesin e daljes nga vendi. Kemi një lidhje mes realitet të organizatave shqiptare të pranishme në Itai dhe marrëdhënieve me shtëpinë. Në Shqipëri kemi një grup të strukturuar kriminal brena të cilit kemi edhe një person që akuzohet në Itali për vrasjen në Bari”, tha Gatti.
Ai shtoi se këto grupe shqiptare kanë ngjashmëri me grupet mafioze italiane. “Edhe këtu kemi një mafie që bashkon traditën me modernen. Një mafia e lidhur me familjen, me kodet e sjelljes, me Kanunin, që rregullon marrëdhëniet familjare dhe kriminale. Në një pjesë të këtij hetimi, i dyshuari për këtë vrasje justifikon ekzekutimin e tmerrshëm duke thënë se ishin shkelur jo rregullat e një kontrate, por ato të një familjeje”, shtoi ai.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128