Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përfundon në spital drejtuesi i motorrit

26 Maj 2026, 13:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku një motorr ka goditur nga pas një automjet.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit, i cili është transportuar në Spitalin e Lezhës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Po ndodh...

ide